FOTOLAJM/ Misioni “Crew 11” u ndërpre për shkak të problemeve shëndetësore të një anëtari të ekuipazhit, katër astronautë të NASA-s zbresin në Tokë

Jan 15, 2026 | 9:51

Katër astronautë që u larguan një muaj më herët nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, janë ulur me sukses në oqean, pranë brigjeve të Kalifornisë.

austronaut

Katër astronautët që përbëjnë ekuipazhin “Crew 11”, amerikanët Mike Fincke dhe Zena Cardman, astronauti japonez Kimiya Yui dhe kozmonauti rus Oleg Platonov, mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) më 1 gusht, me pritshmërinë për të përfunduar një mision standard prej gjashtë muajsh e gjysmë.

Ata ishte planifikuar të ktheheshin në Tokë në mesin e muajit shkurt, por javën e kaluar një ecje hapësinore e planifikuar për Fincke dhe Cardman u anulua në momentet e fundit.

austronaut

Vetëm disa orë më pas, NASA njoftoi se një anëtar i ekuipazhit ishte sëmurë.

“Është një ndjesi e përzier,” tha Fincke të hënën, ndërsa dorëzoi simbolikisht drejtimin e ISS-it te kozmonauti Kud-Sverchkov.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit në bord janë “në gjendje të qëndrueshme, të sigurt dhe të kujdesur mirë”.

Kontrolli i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor i është kaluar kozmonautit rus Sergey Kud-Sverchkov dhe dy anëtarëve të tjerë të ekuipazhit.

Disa imazhe të anijes kozmike Dragon Endeavour që u kthye në Tokë:

austronaut t

WhatsApp Image 2026-01-15 at 09.51.39 WhatsApp Image 2026-01-15 at 09.51.39 (1)

© Panorama.al

Te lidhura