VIDEO- “Mirlinda e AKSHI-t është Linda Rama”- Berisha: Strumbullari i pengmarrjeve, Armand Frangu për paratë e familjes Rama

Mar 30, 2026 | 13:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në çdo dosje të Belinda Ballukut është vetë kryeministri Rama. Në konferencë me gazetarët, lideri i opozitës hedh akuza edhe ndaj bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, që siç thotë ai, ajo qëndron pas afera me tenderat e AKSHI-t.

“Në pamje të parë për Lubi Ballukun mbyll dyert e Evropës, në fakt e ka për veten e tij, pasi në dosjet e Lubisë, në çdo dosje të saj hajduti i parë është i parë është Edi Rama, urdhërdhënës është Edi Rama. Po kështu me AKSHI-n është faktuar se Agasi i AKSHIt është Rama, se Mirlinda e AKSHI-t është Linda Rama se strumbullari i pengmarrjeve është Armand Frangu për paratë e familjes Rama”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha deklaroi se  përpjekja Rama-Vucic për anëtarësim në BE pa të drejtë votë është një ‘përpjekje e turpshme për të cilën ata janë të gatshëm të sakrifikojnë dinjitetin kombëtar për pushtetin e tyre dhe nuk ka asnjë mundësi që të pranohet si alternative’.

“Nuk ekziston kuadër ligjor. Por edhe nëse do të ekzistonte një kuadër ligjor, Rama mendon se me drejtësinë e kontrolluar prej tij mund të pranonte anëtarësimin si vend i dorës së dytë”, tha Sali Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura