VIDEO/ Ministrja Ibrahimaj: Bordi i Transparencës do funksionojë derisa çmimet të rikthehen në nivelet e para krizës! Tregu i karburanteve të mos abuzojë

Mar 27, 2026 | 10:43

Ministrja e Inovacionit dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë me gazetarët sot dha më shumë sqarime mbi vendimet e mbledhjes së parë të Bordit të Transparencës një ditë më parë, pas fillimit të konfliktit në Iran dhe Lindjen e Mesme.


Ajo u shpreh se Bordi i Transparencës do monitorojë ndër të tjera tregun e karburanteve që të mos abuzojnë me çmimet.

Sakaq, shtoi se Bordi do funksionojë derisa çmimet të rikthehen në nivelet e parakrizës dhe mbylljes së kanalit të Hormuzit.

Kujdes të veçantë, tha ministrja, do ketë për shtresat në nevojë dhe pensionistët.

Ibrahimaj: Qëllimi ynë është që të kujdesemi që efektet e luftës të kenë sa më pak ndikim te konsumatorët. Që tregut të funksionojnë normalisht dhe të mos abuzojë me situatën e çmimeve. Që të ardhurat e familjeve shqiptare të mos ndikohen, veçanërisht pensionistët dhe shtresat në nevojë. Qoftë situata e shëndetit ekonomik që është stabël qoftë e familjeve apo bizneseve është në vëmendjen. Do marrim masat e duhura.

Sa i takon rikthimit e çmimeve në nivelet e parakrizës kemi ngritur Bordin për të vendosur çmimet ditore të karburantëve. Bordi nuk ka një afat të përfundimit. Do e mbajmë Bordin të ngritur derisa çmimet të normalizohen. Do kujdesemi që çmimet e karburantet të rikthehen në nivelet e para krizës. Jemi të ndikuar nga konjukturat ndërkombëtare të çmimeve. Karburantet në shportën e konsumit kanë një peshë 2%. Bëhet fjalën për peshën e një familjeve mesatare shqiptare, jo në shtresat në nevojë. Kemi gjykuar që për pensionistët çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe sigurisht ushqimet dhe shporta bazë. Siç kemi bërë dhe më parë nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike. Ndërhymë në disa paketa për kategoritë në nevojë.

© Panorama.al

Te lidhura