Ministri rus i Financave braktis postin prej Medvedevit

Sep 26, 2011 | 11:24

Ministri rus i Financave tha se preferon të japë dorëheqjen, në vend që të shërbejë në kabinetin e Dimitri Medvedev, nëse ai bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, ashtu siç ishte planifikuar. Aleksei Kudrin ka qenë ministër financash që në vitin 2000 dhe politikat e tij konservatore fiskale janë kredituar se kanë ndihmuar Rusinë të kapërcejë krizën globale të vitit 2008-2009. Ai konsiderohet një nga njerëzit më të afërt të Vladimir Putin, Kryeministri aktual rus, i cili një ditë më parë deklaroi se do të shpallë kandidaturën për President. Putin tha gjithashtu se do të emërojë Medvedevin si kryeministër. Kudrin u tha dje reporterëve në Uashington, se ai nuk do të shërbejë në qeverinë e Medvedevit për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat ekonomike. Ai tha se Medvedev ka në plan të rrisë shpenzimet ushtarake. Kudrin, 50 vjeç, ishte përmendur më parë si njeriu që mund të bëhej kryeministri i ri i Rusisë, kur Putin të rikandidonte për presidencën.

© Panorama.al

Te lidhura