Ministri Hoxhaj takohet me Ban Ki Mun

May 15, 2011 | 9:54

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua  dje në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Kreu i OKB-së e ka përgëzuar ministrin për progresin e Kosovës gjatë viteve të fundit. “Unë mbështes zhvillimet pozitive në Kosovë”, tha ai. Ndërsa ministri Hoxhaj ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm për zgjedhjet e fundit dhe krijimin e një qeverie shumetnike dhe profesionale. Hoxhaj ka theksuar synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Hoxhaj shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke u fokusuar tek funksionimi i gjykatës dhe fuqinë e EULEX-it në atë pjesë.

© Panorama.al

Te lidhura