Ministri francez: Gedafi po përgatitet të largohet

Jul 13, 2011 | 10:24

Koloneli Muamar Gedafi po “përgatitet të largohet”, ka konfirmuar dje ministri i Jashtëm francez, duke cituar emisarët e diktatorit libian e duke dhënë kështu treguesin më të madh deri më sot se lideri i mundur po përgatitet të tërhiqet nga pushteti. Ndërsa Alain Jupe mohoi se po mbahen negociata të drejtpërdrejta me regjimin e Gedafit, ai konfirmoi se zyrtarë libianë ishin në komunikim të vazhdueshëm me emisarët e tij dhe mesazhi i tyre ishte i qartë. “Çdokush i përfshirë në luftën civile në Libi e ka marrë mesazhin nga emisarët. Regjimi libian ka dërguar mesazhe në Turqi, Nju-Jork, Paris. Emisarët thonë: Gedafi po përgatitet të largohet”, tha ai për radion “France Info”.

© Panorama.al

Te lidhura