Ministri Blendi Gonxhja ndan pamjet: Ekspozohet në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” harta portulane e vitit 1455, të Bartolomeo Paretos

Jan 18, 2026 | 20:45

Në kuadër të 558-vjetorit të amëshimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka sjell pranë publikut një dëshmi të rrallë të historisë europiane dhe shqiptare: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit të njohur Bartolomeo Pareto, hartograf zyrtar i Papa Nikollës V.

gonxhja (4)

Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ky dokument unik, i cili ka pasur ndikim në oborret e të gjithë Europës dhe Azisë, përmban emrin “Scandre Beco” – referencë e Skënderbeut – i vendosur në zemër të një Ballkani të trazuar nga zgjerimi osman.

 

“Harta e certifikuar, e dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma, përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimet historike të periudhës që shtrihet nga Mesjeta në Kohën e Re”, shprehet ai.

gonxhja (8)

Ekzemplari do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë, duke ofruar mundësinë për të prekur nga afër një pjesë të rëndësishme të historisë europiane dhe shqiptare.

gonxhja (7)

Njoftimi i ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Në kuadër të 558-vjetorit të amëshimit të Gjergj Kastriotit, heroi ynë kombëtar, sjellim pranë publikut, në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare: harten portulane te vitit 1455, te Bartolomeo Paretos, hartograf zyrtar i Papa Nikolles V.

Në këtë dokument të rrallë hartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg, shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje; një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV.

Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re.

Ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

gonxhja (1)

gonxhja (5) gonxhja (8) gonxhja (7) gonxhja (2) gonxhja (3)

© Panorama.al

Te lidhura