Dekretet, Kuvendi voton dy ministrat e rinj

Jul 21, 2011 | 14:40

TIRANE- Kuvendi ka miratuar me shumice votash dekretet e presidentit per dy ministrat e rinj te kabinetit,  Aldo Bumçi te Kultura dhe Eduard Halimi te Drejtesia.

Me 71 vota pro, deputetet e maxhorances kane votuar dy dekretet e presidentit, firmosur vetem pak kohe para se te niste seanca e sotme plenare.

Halimi kthehet ne kete ministri pasi sherbeu aty si zv/minister gjate periudhes 2005-2008, per te punuar me pas deri ne 2009 si Avokat i Pergjithshem i Shtetit. Ai ishte nga ekspertet ligjore me aktive gjate zgjedhjeve vendore, ndersa shoqeroi edhe grupin e avokateve te PD ne procesin e ankimimeve ne Kolegjin Zgjedhor.

Ndersa Bumci, minister i Drejtesise gjate periudhes 2005-2007, rikthehet ne kabinetin qeveritar si Minister i Kultures. Ne krye te deges se PD se Tiranes, atij i njihet edhe suksesi i kesaj strukture ne zgjedhjet e 8 majit.

© Panorama.al

Te lidhura