BULQIZË- Familja Dauti ka denoncuar në policinë e Bulqizës zhdukjen e djalit të tyre, Roland Dauti, 26 vjec, nga fshati Vajkal i Bulqizës.
Sipas denoncimit ë komisariat, që është bërë nga i ati i të riut, sipas të cilit djali i tij rezulton i zhdukur prej 21 ditësh.
Ai ka treguar për policinë se djali ka qenë pjesë e protestuesve të minatorëve, por jo pjesëmarrës në grevën e urisë. Ditën e fundit që ai ka qenë në shtëpi, sipas të atit ka lënë në tryezë celularin dhe portofolin e pastaj ka dalë por nuk është parë më.
Prej 21 ditësh familja nuk ka më asnjë kontakt me të riun.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka asnjë pistë dhe lajm rreth të zhdukurit.
© Panorama.al











