Milani tenton talentin që debutoi me ish-trajnerin e Partizanit, Partizani i Beogradit bllokon gjithçka

Jan 16, 2026 | 11:15

Milani vazhdon të këmbëngulë për sigurimin e shërbimeve të Andrej Kostiçit, por për momentin përballet me rezistencën e fortë të Partizanit të Beogradit.

kosticv

Klubi serb nuk ka ndërmend të lëshojë lehtë, pavarësisht interesimit konkret dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes drejtuesve të dy palëve. Sipas asaj që raporton Sky, ka pasur edhe një komunikim mes Zlatan Ibrahimoviçit dhe Predrag Mijatoviçit, por kjo nuk ka mjaftuar për të zhbllokuar negociatat.

Oferta fillestare e Milanit, e vlerësuar rreth 4,5 milionë euro, është refuzuar menjëherë nga Partizani. Drejtuesit e klubit serb mbështeten në një klauzolë largimi prej 20 milionë eurosh dhe, për më tepër, janë të detyruar t’i kalojnë 20% të shumës së arkëtuar ish-klubit Buduçnost, ku Kostiç u rrit dhe debutoi si profesionist nën drejtimin e Malladen Milinkoviç

Për këtë arsye, kërkesat e tyre mbeten të larta: rreth 12 milionë euro, të shoqëruara me bonuse dhe një përqindje nga një rishitje e mundshme në të ardhmen. Distanca mes palëve është ende e konsiderueshme, por negociatat nuk janë ndërprerë. Kontaktet pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim, me shpresën se mund të gjendet një kompromis që do t’i hapte rrugë transferimit të Kostiçit drejt Serie A.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura