Kritikoi publikisht qeverinë Rama, ndjekësit mirëpresin qëndrimin e Dua Lipës: Mbretëresha foli! Bëhu zëri i shqiptarëve

Jul 14, 2026 | 10:16

Qëndrimi kritik i artistes shqiptare Dua Lipa ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama pas më shumë se një muaji protestash masive është mirëpritur nga ndjekësit e saj.

komentet dua

 

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, kur ajo diskuton me shkrimtaren Lea Ypi për atë që po ndodh në Shqipëri, ndjekësit e kanë “bombarduar” këngëtaren me mesazhe mirënjohjeje që foli publikisht.

“Jam e lumtur që po flet hapur”, “Më në fund fole për ne”, “Mbretëreshë”, “Faleminderit Zog Shqipe, behu zëri i shqiptarëve” janë disa nga komentet që kanë bërë ndjekësit.

Çfarë deklaroi Dua?

Këngëtarja iu referua ndryshimit të ligjit 21/2024 për ndërtimet në zonat e mbrojtura, i cili prek edhe zonën e Zvërnecit ku do të ndërtohet resorti luksoz, duke shprehur shqetësimin e ndryshimit pa konsultim publik.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, deklaroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

 

WhatsApp Image 2026-07-14 at 10.10.06 WhatsApp Image 2026-07-14 at 10.10.06 (1) WhatsApp Image 2026-07-14 at 10.10.06 (2) WhatsApp Image 2026-07-14 at 10.10.06 (3)

© Panorama.al

Te lidhura