Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit, Rama reagon nga Mali i Zi: Nuk na kalon prap huq topi historisë së Shqipërisë së re!

Jun 4, 2026 | 19:13

Teksa për të pestën ditë me radhë qytetarë dhe aktivistë protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Mali i Zi përmes një postimi në rrjetet sociale.

edi rama montenegro

Në një video të publikuar nga Porto Montenegro, të cilën e cilëson si një histori suksesi, kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti, pavarësisht kundërshtimeve dhe thirrjeve të protestuesve.

Rama e krahason zhvillimin e Porto Montenegro me mundësitë që, sipas tij, Shqipëria ka humbur në të kaluarën për shkak të vendimmarrjeve të atyre që i cilësoi si “honxhobonxhovet tanë”.

“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA🤷🏻‍♂️

O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura