Kryetari i Partia ‘Mundësia’ dhe deputeti Agron Shehaj ka hedhur akuza në Kuvend ndaj mazhorancës dhe opozitës, duke pretenduar se qytetarët kanë kuptuar se mes tyre ekziston një marrëveshje politike.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Shehaj iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke deklaruar se “ju ka dalë boja” dhe se qytetarët e kanë kuptuar se PS dhe PD janë bërë bashkë.
“Ju ka dalë bojë se njerëzit e kanë kuptuar, e kanë kuptuar njerëzit që jeni bashkë. Nuk e bëni dot pazarin me ata. Me Saliun jeni bashkë tani. Do vini pragun, do ndryshoni kushtetutën, do kapni drejtësinë. Dolët zbuluar Taulant, ata protestues nuk vajtën vetëm tek PS, vajtën edhe te PD. Po tani si do ja bëni pa gogolin, si do ja bëni pa gogolin o Taulant? Cfarë do ju thoni njerëzve? Ju duhet një gogol tjetër dhe keni gjetur, grekët, serbët, rusët etj. Si do ja bëni tani, si do justifikoni vjedhjen, grabitjen?! Teatrin tuaj nuk e beson më njeri, ju ka dalë boja. Ju duhet zgjidhje, si do ja bëni. Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh. Kanë kuptuar që ju i keni vjedhur, dhe ju tallin, e keni parë që ju tallin”, the Shehaj.
© Panorama.al












