VIDEO/ Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir! Thyen xhamin dhe i nxorën, nisen drejt spitalit! Ura pa parmakë mbrojtës

Jun 4, 2026 | 12:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier.

Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin kullues me ujë.

Babë e bir që udhëtonin në të janë ndihmuar nga banorët e zonës të cilët kanë hyrë në kanalin me ujë kanë thyer xhamin dhe i kanë shpëtuar të dy.

aksidenti fier

Në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësja dhe dy ambulanca dy të përfshirët në këtë aksident janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

aksidenti lushnje fier

Banorët e zonës pohojnë se këtu janë bërë disa aksidente sepse ura mbi kanal nuk ka bordurë mbrojtëse ndonëse janë ankuar për këtë herë pas herë.

Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish

© Panorama.al

Te lidhura