METE penalizon ACR-në, 56 milionë lekë gjobë

Jul 27, 2011 | 16:30

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje penalizimin me një gjobë prej 56 milionë lekësh kompaninë koncesionare ACR.

Në njoftim thuhet se gjoba duhet të shlyhet brenda një afati 20 ditor nga dita e dhënies së vendimit.

Sipas METE, ACR është gjobitur për mosrealizim të investimeve të parashikuara në programin e investimeve. Për vitet 2008 dhe 2009 ACR ka investuar në minerën e Bulqizës rreth 3 milionë e 90 mijë dollarë ndërkohë në bazë të kontratës investimet duhet të ishin 3 milionë e 400 mijë dollarë.

Sipas njoftimit të METE për vitin 2009 komania ACR nuk ka kryer asnjë investim. Penalizimi I kompanisë ACR ka ardhur pas kontrolleve të vazhdueshme që struktuart e METE kanë bërë në terren.

© Panorama.al

Te lidhura