Meta- Prifti, ekspertimi i videos deri me 24 tetor

Sep 23, 2011 | 17:54

TIRANE- Gjykata e Larte pas nje seance te gjate mbi 5 ore, ka vendosur se seanca e radhes ku do te paraqitet ekspertimi i video pergjimit Meta-Prifti, nga tre te perzgjedhurit e rinj do te behet ne daten 24 tetor ne oren 10.00.

Ekspertimi do te behet ne prani te nje prokurori, i cili do te jete vezhgues gjate procesit te ekspretimit nga ana e tre eksperteve shqiptare.

Pas seances, avokati mbrojtes i Metes, Veleshnja ka reagur duke e quajtur te papranueshme mungesen e ores dhe filmimit origjinal  dhe nje prove direke qe manipulon procesin.

Me heret, Kolegji Penal ka dhënë sot vendimin e ndërmjetëm ku ka përcaktuar 18 pyetje për 3 ekspertët, që janë zgjedhur për të bërë ekspertimin e video-skandalit, Meta- Prifti.

Ekspertët do të përcaktojnë nëse videoja është autentike ose jo.

Janë të gjitha pyetje specifike, përgjigjet e të cilave 3 ekspertët do t’i kthejnë me shkrim në Gjykatën e Lartë, pas nje muaji.

Ekspërtët do të japin përgjigje për pyetje si, në cfarë dite dhe ore është regjistruar videoja, a ka ndërhyrje në figurë dhe zë apo jo, ndërsa pyetjet e tjera janë të një karakteri më teknik.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë lidhur me ekspertimin e orës kamera. Prokuroria tha se në këtë orë kamera, gjendet edhe videoja tjetër mes Priftit dhe Beqirit, duke qenë se hetimet nuk kanë përfunduar për këtë çështje, kqyrja e kësaj videoje përben rrezik për vazhdimin e hetimeve.

EKSPERTËT
1.Ardian Pollo, shef i departamentit të Elektronikës në universitetin “Kristal”, pedagog i lëndës Siguria e Sistemeve Informatike, Protokollet e Transmetimit.
2.Ermal Beqiri, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog i Informatikës në universitetin “Kristal”.
3. Artur Rrahmani, ekspert kriminalist në Qendrën Shkencore të Mbrojtjes së Individit “The Experts”, Tiranë.
4. Dritan Zoto, ekspert kriminalist në Qendrën Shkencore të Mbrojtjes së Individit “The Experts”, Tiranë (eksperti u përjashtua nga ekipi i ekspertimit me vendim të Gjykatës, për shkak të kundërshtive).

© Panorama.al

Te lidhura