Meta kërkon të dalë nga kafazi, SPAK ia lë në ‘dorë’ gjykatës! Kryemadhi përmend Zvërnecin: U tentua të fshihej ngjarja, edhe ish Presidenti u tërhoq zvarrë nga 5 policë por…

Jun 5, 2026 | 12:29

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon që të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, por SPAK ia ka lënë në dorë gjykatës për të vendosur nëse do ta pranojë kërkesën e tij apo jo.

ilir meta nga gjkko

Avokati: Kërkoj që Meta të dalë nga kafazi.

SPAK: Ia lëmë në çmim gjykatës.

Ndërkohë, avokati i Monika Kryemadhit ka kërkuar që të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB që Prokuroria e Posaçme i ka vënë në dispozicion.

Kryemadhi po ashtu kërkoi që seanca të jetë publike. Ajo përmendi rastin e dhunës në Zvërnec, duke thënë se u tentua të fshihej ngjarja, ndërsa e paralelizoi me arrestimin e ish presidentit Meta.

“USB që kërkohet ka të instaluar një program. Të dhënat mund të aksesohen. Ne ua garantojmë që USB-ja është e aksesueshme dhe e ekstraktueshme. Por e pandehura mund të paraqitet dhe ta aksesojë vetë. Ne e kemi testuar të njëjtën USB që iu kemi vendosur në dispozicion.

Duke qenë se jam vetë fajtore e këtij procesi gjyqësor, unë e di çfarë kam shkaktuar. Dua që të garantohet transmetimi. Për ne është më i rëndësishëm gjykimi mediatik, publik.

Ne nuk jemi njerëz të zakonshëm. Ne kemi qenë prezent kur u fsheh ngjarja e zvarritjes në Zvërnec, më pas u bë publike. Tani imagjinoni sot, kur u mor zvarrë Presidenti i Republikës nga 5 policë, dy prej të cilëve sot janë arrestuar, sesi ngjarja u tentua të mos bëhej publike.”, ka thënë Kryemadhi.

© Panorama.al

Te lidhura