Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier, fuoristrada përplaset me motoçikletën, plagosen bashkëshortët! Trafik i rënduar, shkak i ngjarjes dyshohet…

Jun 5, 2026 | 13:43

Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Range Rover”, në tentativë parakalimi. Edhe motoçikleta edhe automjeti kryen manovër për të parakaluar një mjet bujqësor.

aksidenti motori fier lushnje

Mjeti tip “Range Rover” për pasojë ka goditur motoçikletën.

fuoristrada

Dy personat që udhëtonin në motoçikletë janë marrë me urgjencë dhe janë transportuar për në spitalin e Lushnjës.

aksidenti2

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për hetimin e shkaqeve që sollën aksidentin. Aksidenti ka krijuar edhe radhë të gjata trafiku në autostradë.

trafiku fier lushnje aksidenti

Paraprakisht dyshohet për manovër të gabuar parakalimi edhe nga motoçikleta edhe nga mjeti tip fuoristradë.

trafiku fier-lushnje

© Panorama.al

Te lidhura