Meta:Akuzat për manipulime,PS frikë nga humbja

May 1, 2011 | 13:21

KORÇË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me shtabin elektoral të LSI-së në lagjen numër 4 në Korçë, për tu njohur me përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet e 8 majit dhe në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për qytetarin”, Andrea Mano.

Meta nga Korça tha se nuk ka shkaqe për dyshime për manupilime gjatë procesit të votimit apo numërimit pasi, sipas tij, gjithçka do të jetë transparente.

Akuzat e PS-së për manipulime nuk janë të bazuara, tha ai, këto akuza vijnë nga frika e humbjes nga Partia Socialiste.

Procesi do të jetë tërësisht transparent, shtoi më tej Meta, pasi do të jetë i monitoruar jo vetëm nga mediat por edhe ndërkombëtarët.

Ai akuzoi liderin e PS-së, Edi Rama për mungesë angazhimi lidhur me shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët.

© Panorama.al

Te lidhura