Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar dje Kryeministrin grek, Jorgo Papandreu, duke premtuar mbështetje në përballimin e krizës së borxheve. Merkel tha se Gjermania do të vërë në dispozicion atë ndihmë që është e nevojshme, duke shtuar gjithashtu vlerësimin e Gjermanisë për reformat e deritashme në Greqi. Kryeministri grek është shprehur se Greqia do t’u përmbahet premtimeve të saj për të marrë këstin tjetër të kredisë nga BE dhe FMN. Papandreu i siguroi biznesmenët gjermanë, se shteti i tij ka “potencial të madh”, duke u bërë thirrje për investime. “Kritikat e vazhdueshme drejtuar Greqisë janë thellësisht frustruese, jo vetëm në nivelin politik, ku po bëhet një përpjekje supernjerëzore për të përmbushur kriteret e rrepta në kohën e thellimit të recensionit, por edhe për grekët që janë duke bërë sakrifica të dhimbshme dhe ndryshime të vështira”, tha Papandreu. Kancelarja gjermane theksoi se Gjermania “nuk është e gatshme” për programe të tjera stimuluese të ekonomisë me të cilat do të rritej kërkesa.











