“Menduat se kapja e Maduros ishte prova gjeneralë për kapjen e Ramaduros”- Rama: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

Jan 22, 2026 | 13:17

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në parlament për paraqitjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

RAma Balluku1

Rama tha se opozita deklaron gjithnjë fitoren, sa herë që humbet dhe për këtë janë humbësit më të mëdhenj të historisë, saqë nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër veçse të humbin.

Ndërkohë u tall me pritjen që opozita ka sikur Ramën do marri ushtria amerikane me helikopter për ta çuar në Prokurori, ndërkohë që vetë Rama javën e ardhshme do shkojë në Shtëpinë e Bardhë në shoqërinë e ushtrisë amerikane, për “Bordin e Paqes”.

Rama: Më e mira do kishte qenë sot për një herë të vetme të pushonte avazi i vjetër. Si duket humbësit kronikë të humbasin as këtë rast të bëjnë atë gjë, të humbin përsëri rastin duke vazhduar të dini shqiptarët nuk blejnë asgjë tjetër se mishërojnë vetëm humbjen në të gjitha format e saj. Kishit mundësi të deklaroni fitoren, sepse gjithnjë fitoni për mua me radhë thatë se Amerika do më bënte gjyqin që të ktheheni në ato karrige ku nuk do ktheheni kurrë. E paralajmëruar se do më thërritni në Amerikë me 20 janar për tu paraqitur në Prokurori, e vulosët fitoren kur morën Maduron dhe thatë se ishte vetëm provë gjeneralë e ushtrisë amerikane për kapjen e Ramaduros.

Ju mendoni se unë tallem. Unë me ju nuk tallem. Nuk tallem kurrë me fitoret tuaja. Ju do votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do e detyroj ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës suaj nga tarraca e kryeministrisë, se do dorëzohem vetë në aeroportin e Uashingtoni kur të më marrë ushtria të më çojë në shtëpinë e Bardhë për të qenë në Bordin e Paqes. Fituat dhe këtë herë, mbushët dynjanë, fillimi thatë nuk kam ftesë. Doli ftesa. Jo po këtë ftesë e ka gjithë bota. Tani thoni nuk je te bordi. U ngatërruat pak. Grupet e strukturuara botërore, nuk iu kuptoni, rëndësi ka që do ngrini kartoni për Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues të Bordit në Shtëpinë e Bardhë. Do fitojmë apo jo? Po po po. Denoncuat aferën 1 mld dollarë. Detyrohet presidentin Turmp të më pranojë pa pagesë. Mos e ulni vigjilencë. Çoni në SPAK Bordin e Paqes.

© Panorama.al

Te lidhura