Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i ka dhënë ultimatum ministrit të Financave, Aleksej Kudrin, të vendosë nëse do ose jo të mbajë postin. Reagimi i prerë i Medvedev erdhi pasi Kudrin deklaroi para gazetarëve në Uashington një ditë më parë se do të japë dorëheqjen në rast se Medvedev bëhet kreu i ardhshëm i qeverisë ruse, siç propozoi Putin në kongresin e partisë së tij. Kudrin, që është vlerësuar si garantues i stabilitetit ekonomik të Rusisë gjatë 11 vjetëve në postin e ministrit, tha se do të refuzojë të shërbejë në qeverinë e ardhshme, po qe se ajo do të udhëhiqej nga Medvedevi. “Nëse nuk jeni dakord me politikën e Presidentit, e cila ekzekutohet nga qeveria, atëherë ju keni një mundësi, të jepni dorëheqjen”, citohet të ketë porositur Medvedevi, Kudrinin.











