Serbia arreston të shumëkerkuarin Ratko Mlladiç

May 26, 2011 | 21:45
Ratko Mlladiç pas arrestimit ne nje gjykate ne Beograd

UPDATE- Janë publikuar pamjet të Ratko Mladiçit, gjeneralit serb që u arrestua sot në Beograd. Teksa po hynte në Gjykatën Speciale në Beograd, ai është filmuar nga kamerat e Radio Televizionit të Serbisë, RTS.

Sipas hetuesit që ka marrë në pyetje, Mlladiç, ai nuk është në gjendje normale për të komunikuar.

Sipas avokatiti të tij, Mlladiç është i vetëdijshëm se është arrestuar dhe se ku është, por shtoi, se ai nuk e njeh Tribunalin e Hagës.

Avokati i tij tha gjithashtu, se nesër është caktuar një takim me familjarët e tij, të cilët më herët kishin shprehur kënaqësinë që ai ishte gjallë.

Permbyllje e nje kapitulli te zi, heqje e faqes se zeze per te gjithe serbet dhe hapje e rruges integruese per vendin ne BE. Keshtu e ka quajtur presidenti serb, Boris Tadic aksionin me te fundit qe ka vene ne pranga te kerkuarin per krime lufte, Ratko Mlladic.

Ne nje konference per mediat, presidenti serb ka njoftuar se i arrestuari eshte pikerisht Mlladic.

Ai ka falenderuar te gjithe njesite e agjensise informative, policise dhe gjithe te tjeret qe kane ndihmuar ne kete arrestim. “Kjo faqe eshte mbyllur dhe eshte hapur ardhmeri e re e Serbise per integrime europiane”- tha ai, pa zbuluar asgje rreth detajeve te arrestimit.

Ky arrestim, sipas tij, tregoi përkushtimin e Serbsë në bashkëpunimin e mirë me Tribunalin e Hagës që të mbyllë këtë kapitull.

Duke folur për mundësinë e protestave, Tadic tha se nuk do të përfshihet në spekulime të këtilla dhe se të gjitha institucionet shtetërore po bëjnë punën që duhet.

“Serbia vazhdon të përmbushë detyrimet e saj. Institucionet po bëjnë punën e tyre dhe Serbia do të bëjë gjithçka të mundur që të mbetet stabile”, tha presidenti serb. Ai premtoi se së shpejti do të arrestohet edhe Goran Haxhiq.

Arrestimi

Mediat e huaja raportojnë se një person që dyshohet se është i arratisuri nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Ratko Mlladic, është arrestuar në Serbi.

Sipas mediave, policia serbe ka arrestuar një person që dyshohet të jetë i kërkuari për krime lufte, Mlladic.

“Ai ka disa karakteristika fizike të Mlladicit. Jemi duke analizuar ADN-në e tij tani”, transmeton Reuters deklaratën e një zyrtari të Ministrisë së Brendshme serbe.

Mediat në këtë vend raportojnë se i arrestuari ka identifikuar veten e tij si Millorad Komadiq.

Prokuroria serbe për krime lufte ka refuzuar të konfirmojë ose hedhë poshtë lajmin, ndonëse Rrjeti CBS News njofton se ai është konfirmuar nga Qeveria në Beograd.

KE: Presim konfirmim
Komisioni Evropian tha se pret konfirmimin e policisë serbe nëse personi i arrestuar është Ratko Mlladiq dhe se një hap i tillë do të dëshmonte se ky vend synon të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi arsye të besojmë se ky vërtetë mund të jetë Ratko Mlladiq, por jemi në pritje të konfirmimit”, tha zëdhënësja e KE-së, Natasha Butler.

“Nëse konfirmohet, ne mendojmë se Serbia e ka kuptuar rëndësinë e pajtimit me historinë dhe popullin e saj dhe se ka vendosur në mënyrë konkrete të ecë para në rrugën e saj evropiane”, tha ajo.

Mlladici kërkohet nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, për “kryerje të gjenocidit” gjatë luftës në Bosnjë.  Arrestimi i tij është kusht për Serbinë për t’iu bashkuar Unionit Evropian.

I kërkuar nga 1995, Ratko Mlladiç, ish gjenerali serbo-boshnjak akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për genocidin e 8 mijë myslimanëve të Srebrenicës, në Bosnje, në korrik të 1995-s.

© Panorama.al

Te lidhura