Më të pasurit e Amerikës, kryeson listën Bill Gates

Sep 21, 2011 | 19:21
Bill Gates

Revista prestigjoze Forbes ka publikuar listën e 400 personave më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lista hapet me shefin e Microsoft, Bill Gates i cili zotëron një pasuri prej 59 miliardë dollarësh, mbyll 10-en e parë, Alice Walton me një pasuri që kap shifrën e 20.9 miliardë dollarëve.

I vetmi person ndër 20 të parët, pasuria e të cilit ka shënuar rënie gjatë një viti, është vendi i dytë në listë, Warren Buffett. Pasuri e tij ka rënë me 6 miliardë. Aktualisht, pronari i kompanisë Berkshire Hathaway zotëron një pasur prej 39 miliardë dollarësh. Hendeku mes Buffet dhe mikut të tij Bill Gates është thellluar teper gjate ketij viti.

Në vendin e tretë të listës së Forbes, renditet pronari i kompanisë Oracle, Larry Ellison me një pasuri prej 33 miliardë dollarësh.

FORBES| 10 më të pasurit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Bill Gates                                  59 m
Warren Buffett                       39 m
Charles Koch                           25 m
David Koch                              25 m
Christy walton & family      24.5 m
George Soros                           22 m
Sheldon Adelson                    21.5 m
Jim Walton                               21.1 m
Alice Walton                            20.9 m

© Panorama.al

Te lidhura