Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin “me një forcë që askush nuk e ka parë ndonjëherë” nëse Teherani hakmerret, paralajmëroi sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Reagimi erdhi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Truth nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, menjëherë sapo mësoi kërcënimet e Teheranit zyrtar për vrasjen e Ali Khameneit, liderit suprem të Iranit.
“Irani sapo njoftoi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë”, shkroi Trump në Truth Social.
Dhe shtoi me shkronja kapitale:
“MEGJITHATË, MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, SEPSE, NËSE E BËJNË, NE DO T’I GODASIM ME NJË FORCË TË SIÇ ASKUSH NUK KA PARË KURRË!”.
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti Donald J. Trump”.
Trump njoftoi mbrëmjen e djeshme se sulmet ishin të suksesshme ndaj objektivave të përcaktuara dhe lajmet për eliminimin e Khameneit të sakta.
© Panorama.al













