Fatos Lubonja: Rama është shumë i rrezikshëm, i ka bërë dëme të jashtëzakonshme këtij vendi! “Besa?” Mashtrim sepse nuk instalon dot diktaturën e pastër

Jul 27, 2026 | 15:09

Analisti Fatos Lubonja tha se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet.

rama lubonja

Sipas tij, kreu i qeverisë është shumë i rrezikshme dhe se i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm vendit, ndaj thekson se duhet të japë llogari. Për këtë, Lubonja deklaroi se duhet edhe presioni qytetar.

“Ky njeh vetëm frikën dhe kapjen me presh në duar nga një drejtësi e drejtë, jo e kapur. Duhet edhe forca e popullit që ta shtrëngojë që të japë llogari për gjithë ca ka bërë. Sepse i ka bërë dëme të jashtëzakonshme këtij vendi dhe është shumë i rrezikshme. Është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm të rrijë vetëm në atë karrige”, tha Lubonja në News24.

I pyetur në lidhje me dokumentin e ri që prezantoi Rama, si kthesa e qeverisë, Lubonja tha se është një mashtrim, pasi nuk instalon dot diktaturën e pastër.

“Mashtrim asgjë tjetër, mashtrim për të qetësuar në teknikat e qeverisjes që ka përdorur edhe më herët. Meqë jemi në një kontekst ku nuk instalon dot një diktaturë të hapur, sepse duhet të përdoresh propagandën ‘po shkojmë në Evropë, po bëjmë negociatat’..pra nuk instalon dot atë diktaturën e pastër me dhunë dhe burgje dhe një nga teknikat është gjoja po reflekton”, u shpreh Lubonja.

© Panorama.al

Te lidhura