“Më kontrolluan dhomën e gjumit…”- Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme! Të mos përdoren tabulatet e zbardhura nga telefoni im

Jul 9, 2026 | 12:40

Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO që të shpallë të papërdorshme tabulatet e nxjerra nga telefoni i saj celular, i sekuestruar në kuadër të hetimeve.

ilir meta seanca ne themel kafazi xhami gjkko kryemadhi (6)

Gjatë seancës gjyqësore, Kryemadhi argumentoi se sekuestrimi i telefonit dhe marrja e të dhënave janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi në kohën e kontrollit ajo ushtronte detyrën e deputetes.

Sipas saj, çdo provë e siguruar në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor.

“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi para trupit gjykues.

Ajo theksoi se, edhe pse u kishte bërë me dije agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) se telefoni ishte në pronësinë e saj, ata vijuan me sekuestrimin.

Në vijim të argumentimit, Kryemadhi u shpreh se organi i akuzës nuk duhej të ushtronte kontroll në banesën e saj për shkak të statusit të saj si deputete. Sipas saj, prokuroria ishte në dijeni se ajo jetonte në atë banesë dhe se kontrolli ishte ushtruar në dhomën e saj të gjumit, edhe pse prona figuron në emër të Fatime Kryemadhit.

© Panorama.al

Te lidhura