EMRAT/ Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me thikë njëri prej tyre! Detajet e para

Jul 9, 2026 | 12:28

Një konflikt mes dy personash në Korçë ka përfunduar me përdorimin e thikës. Ngjarja është shënuar në afërsi të shkollës “Demokracia”.

Screenshot

54 vjeçari Gëzim Ramka ka plagosur me thikë shtetasin Rigels Janaqi, 40 vjeç. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në qafë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës.

Është përdorur një thikë e vogël dhe aktualisht nga bluzat e bardha po ndërhyhet për heqjen e saj nga qafa.

Autori është kapur nga policia dhe është shoqëruar për veprimet e mëtejshme në komisariat.

I plagosuri dyshohet të jetë me probleme të shëndetit mendor.

© Panorama.al

Te lidhura