VIDEO/ “Më është mohuar e drejta për të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak”- Erion Veliaj në GJK: Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut, nuk mora ftesë për prezencë

Oct 31, 2025 | 11:53

Nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet animimi i Erion Veliajt për kundërshtim të shkarkimit të tij nga detyra e kryetarit të bashkisë Tiranë, Veliaj tha se nuk ka marrë asnjë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai tha se nuk u njoftua se do të zhvillohej mbledhje për shkarkimin e tij, që sipas tij është në shkelje të ligjit.

Veliaj tha se kur mbledhja thërritet nga Këshilli, Këshilli duhet të ftojë kryetarin e Bashkisë, që sipas tij nuk ndodhi.

“Nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli, por nga sekretari i këshillit që nuk është anëtar i këshillit bashkiak dhe nuk është autorizuar nga Këshilli. Këshilli duhet të votonte për këtë ftesë. Sekretari i këshillit nuk është as i zgjedhur për këtë ftesë”, tha Veliaj.

Erion Veliaj: në 10 vite të eksperiencës time si kryetar i bashkisë Tiranë ka dy mënyra se si thirret Këshilli Bashkiak, ose e thërret kryetari i bashkisë, ose e thërret këshilli. Kur e thërret këshilli, këshilli duhet të ftojë kryetarin dhe kur e thërret kryetari, kryetari duhet të ftojë Këshillin.

Nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli, por nga sekretari i këshillit që nuk është anëtar i këshillit bashkiak dhe nuk është autorizuar nga Këshilli. Këshilli duhet të votonte për këtë ftesë. Sekretari i këshillit nuk është as i zgjedhur për këtë ftesë.

Të shohësh nga televizori i burgut që po mblidhet Këshilli bashkiak i Tiranës. Pati një eficencë shembullore në 8 orë që nisi me mbledhjen e këshillit bashkiak dhe përfundoi me dekretin e Presidentit. Ky është fshati që duket, nuk ka nevojë për kallaus. A do kisha fuqi të ndryshoja mendimin e tyre? Nuk kemi si ta zbulojmë pasi nuk ma dhanë mundësinë. Besoj se fjalët kanë peshë. Ju keni bërë diferencën në këtë vendim sot, po i dëgjoni palët. Nesër mund të jenë anëtarët e Këshillit viktimë e kësaj situate.

© Panorama.al

Te lidhura