FOTO+ VIDEO- Me Albana Koçiun në krah si zv.kryeministre, Rama zbulon pamjet nga mbledhja e parë e qeverisë me ministrat e rinj

Mar 6, 2026 | 13:53

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot pamjet nga mbledhja e qeverisë, me ministrat e rinj, të cilët morën detyrën sapo u betuan te Presidenti. “Sot në tryezën e qeverisë së re”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe një video.

Në pamjet e publikuara nga vetë kreu i qeverisë shihet se në krahun e tij të djathtë qëndron zëvendëskryeministrja e re, Albana Koçiu, ndërsa në anën tjetër ministri i Financave, Petrit Malaj.

Në tryezën e mbledhjes së qeverisë janë të gjithë ministrat, përfshirë edhe 3 të rinjtë, Ferit Hoxha, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi.

ministrat e rinj nufi karakaci qeveria e re mbledhja e qeverise qeveria e re rama 6 mars 2026 rama qeveria e re mars 2026 rama qeveria e re

© Panorama.al

Te lidhura