Mbetësit në Maturë, si do i japin provimet në vjeshtë

Aug 15, 2012 | 14:45

Të gjithë maturantët që kanë rezultuar mbetës në një lëndë të gjimnazit, do të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet në shtator. Në total janë rreth 4000 nxënës. Prej tyre, 3000 u rrëzuan në provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa rreth 1000 në një nga lëndët e tjera të gjimnazit. Këta të fundit do t’i shlyejnë detyrimet shkollore në datat 27-29 gusht. Në udhëzimin e MASH janë përcaktuar datat dhe rregullat e provimeve për ata që nuk arritën të merrnin rezultate kaluese në provimet e Maturës. Ky dikaster ka vendosur gjithashtu datat për provimet e lirimit të arsimit 9-vjeçar. Gjuha dhe Matematika do të jepen më 3 dhe 5 shtator.

KUSH RIJEP MATURËN

Sipas udhëzimit, provimet në sesionin e vjeshtës do t’i japin të gjithë maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore. Një mundësi e dytë u është dhënë kandidatëve që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2012, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura