Mbështetje për Kosovën, Hoxhaj 3 ditë në Egjipt

Sep 12, 2011 | 10:13

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë triditëshe në Egjipt. Lajmin e jep Ministria e jashtme e Kosovës, e cila ben me dije se gjatë qëndrimit në kryeqytetin Kajro, ai do të ketë takime të ndara me përfaqësues të shteteve anëtare të Ligës Arabe, ku do të kërkoje mbështetjen e Ligës Arabe në përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga 12 shtetet anëtare, që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, do të ketë takime edhe me kandidatët për president të Egjiptit, me përfaqësues të lartë të Qeverisë së përkohshme dhe me liderë të partive kryesore politike.

Në njoftim theksohet se gjatë këtyre takimeve, ministri Hoxhaj, do të kërkoj njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit.

© Panorama.al

Te lidhura