Mbarojnë pushimet në metropol, nisin shfaqjet

Jan 5, 2012 | 13:13

Pas një pushimi të shkurtër për festat e fundvitit, Teatri i Metropolit rinis sezonin e shfaqjeve. Kalendari nis qysh sot dhe përmban dramë, komedi, shfaqje për fëmijë, por edhe cirk. Qysh sot, duke vijuar deri në datën 8 janar në orën 19:00, në sallën “Shekspir”, publiku do të gjejë komedinë “S’ka burrë që tradhton gruan time” me regji të Milto Kutalit. Në të njëjtën sallë, prej datës 12 janar rikthehet drama e Federiko Garsia Lorkës “Shtëpia e Bernarda Albës”, me regji të Kiço Londos, ku interpretojnë Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti etj. Teatri i Metropolit rikthen edhe shfaqjet për fëmijë. Bëhet fjalë për pjesët “Tomi, Xherri dhe Spajku”, si dhe “Maçoku me çizme”, të cilat do të shfaqen në sallën “Çehov” në datat 7, 8, 14 dhe 15 janar. Nuk do të mbetet më pas edhe Cirku i Tiranës, i cili çdo të shtunë dhe të diel, nga 7 dhe 8 janar 2012 – 30 qershor do të shfaqë “Thesaret e cirkut”, në Arenën e Cirkut të Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura