Dy ditë pas provimit të Letërsisë, maturantët nisin protestat përpara Ministrisë së Arsimit. Gjimnazistë të kryeqytetit e cilësuan testin më të vështirë se mesatarja. Ata kërkuan gjithashtu që pyetja për një nga veprat e Bodlerit të mos përfshihet në vlerësim. “Edhe pse në programet orientuese MASH e ka të përcaktuar si pjesë, ne nuk e kemi studiuar atë në 3 vitet e gjimnazit. Pamë edhe skemën e vlerësimit, e cila na u duk shumë strikte, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e përfaqësuesve të MASH-it për ta ndryshuar”, thanë përfaqësuesit e gjimnazistëve. Bëhet fjalë për poezinë “Albatros”, e cila ka qenë një nga tri pjesët për të cilat nxënësit janë testuar në provim. Mbi bazën e kësaj pjese, gjimnazistët duhet t’i përgjigjeshin 4 nga 25 pyetjet e testit. Të njëjtin pretendim kanë ngritur edhe nxënësit e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” në Korçë. Rreth 200 gjimnazistë u mblodhën dje përpara shkollës për të kërkuar heqjen e kësaj pyetjeje, pasi sipas tyre nuk është trajtuar në programin mësimor. Ata hodhën akuza edhe për ndërrimin e tezës disa herë ditën e provimit, duke krijuar kështu konfuzion. Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, gjatë takimit që patën me maturantët, theksuan se vlerësimi i kësaj pjese do të bëhet në mënyrë logjike. Me anë të një deklarate për mediat, MASH përcolli edhe një variant të ri përgjigjeje për pyetjet, duke hedhur poshtë pretendimet e maturantëve se pjesa nuk ka qenë në programin mësimor. “Testi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2012 bazohet tërësisht në programin orientues, të publikuar nga MASH, në janar 2012. Në të sqarohet qartë se fragmentet e tekstit letrar, që do të bëhen pjesë e testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë do të merreshin nga veprat, lista e të cilave u publikua në të”, sqaroi MASH. Sipas këtij dikasteri, testi shoqërohet me skemën orientuese të vlerësimit. “Megjithatë, kjo skemë nuk është fikse. Në qoftë se përgjigja vlerësohet se përkon me logjikën e kërkesës së pyetjes, ajo vlerësohet pozitivisht. Kjo shprehet qartazi edhe pas çdo modeli përgjigjeje të pyetjeve të hapura në skemën e vlerësimit. Në të thuhet se nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë”. Përgjigjet e provimit të Letërsisë pritet të dalin pas 10 ditësh, ndërkohë që ka nisur.
Skema e vlerësimit 2 qershor
15. Çfarë simbolizon albatrosi në këtë poezi? Në cilin varg shfaqet thelbi i këtij simboli? 2 pikë
Model i një përgjigjeje të saktë: Albatrosi si simbol:
Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë të çdo qenieje njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive, ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar).
Vargu: Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!
1 pikë Nëse përcakton se ç’simbolizon albatrosi. DHE 1 pikë Nëse zbulon vargun ku shfaqet thelbi i këtij simboli (vetëm vargu i dhënë më sipër). 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
16. Cilat janë dy motivet qendrore të kësaj poezie? 2 pikë
b) Analizoni një nga motivet e zbuluara më sipër. 1 pikë
Model përgjigjeje të saktë
a-dy motivet bazë:
shëmtia dhe bukuria e jetës;
mizoria.
2 pikë Nëse tregon dy motivet bazë të poezisë. OSE 1 pikë Nëse tregon vetëm një motiv. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
b-Analiza e motiveveModeli i ri i përgjigjes :
Për shembull
1. Për pyetjen 15, Varianti A: “Çfarë simbolizon albatrosi në këtë poezi? Në cilin varg shfaqet thelbi i këtij simboli?”
Në skemën e vlerësimit është dhënë modeli i mëposhtëm:
Albatrosi si simbol:
-Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë të çdo qenie njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar).
Vargu:
Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!Do të merret në konsideratë edhe nëse nxënësi shkruan:
A.
Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenie njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative.
Vargu:
Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!
B.
Albatrosi është simbol i poetit, me kuptimin dhe moskuptimin që i bëhet në shoqëri.
Vargu:
Po i mërguar në tokë, me thumbimin i rënë ndeshPër pyetjen 16 /a, Varianti A: “Cilat janë dy motivet qendrore të kësaj poezie?”
Në skemën e vlerësimit është dhënë modeli i mëposhtëm:
shëmtia dhe bukuria e jetës;
mizoriaDo të merret në konsideratë edhe nëse nxënësi shkruan:
moskuptimi
dhuna
mizoria
përbuzja
Ulen orët e fizkulturës, 21% bëjnë aktivitet fizik
Vetëm 21% e nxënësve bëjnë më shumë se një orë aktivitet fizik të moderuar ose të sforcuar çdo ditë të javës. Orët e fizkulturës edhe në kurrikula janë reduktuar, ndërkohë që edhe kur janë në orar nxënësit preferojnë të mos i bëjnë fare, ose sa për të kaluar radhën. Sipas specialistëve, këto shifra nuk janë fort të kënaqshme, po të kemi parasysh se në shtetet e tjera europiane shifrat lëvizin nga 15%, që është më e ulëta dhe që i korrespondon Zvicrës, deri në 46% që është shifra më e lartë dhe që i korrespondon Sllovakisë. Shoqëria shqiptare në përgjithësi ka një prirje të uljes së numrit të individëve fizikisht aktivë, gjë që përbën një problem në rritje për shëndetin publik. Ndërsa sa i përket aktivitetit seksual, sipas ISHP në moshat 13-15 vjeç, në vendin tonë rreth 14% pranojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale.











