Masakroi 24 vjeçaren me gurë, arrestohet autori

Sep 13, 2012 | 21:16
Policia e Korçës

KORCË- Arrestohet autori që masakroi me gurë 24 vjecaren, nënë e dy fëmijëve. Policia e Korcës ka bërë me dije se autori është dorëzuar dhe ka pranuar krimin.

Ai quhet Celnik Meleqi është 27 vjec dhe ka pasur marrëdhënie me viktimën. Sipas deklaratës që mësohet të ketë bërë ai në polici, e ka kryer vrasjen në kushte të rënda psikologjike. “Dyshoja se Fatjona më tradhtonte. Jam penduar”- mësohet të ketë thënë autori.

Gruaja, nënë e dy fëmijëve u gjet e masakruar poshtë një ure në rrugën e Qafë Thanës dhe u zbulua nga një bari i zonës që më pas njoftoi policinë.

© Panorama.al

Te lidhura