Marigona e “Monrose” po përgatit album në shqip

Sep 24, 2011 | 14:35

Marigona, vajza me origjinë shqiptare, e cila është tashmë e famshme në Gjermani, është duke përgatitur surpriza edhe për publikun shqiptar. Ajo po punon në albumin e ri solo, që pritet të realizohet së shpejti. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë, duke kërkuar ndihmën dhe mendimin e miqve të saj se me kë do kishin dashur që ajo të realizojë duet. Shumica e komenteve ishin që ajo të bashkojë vokalin me kompozitorin e njohur Flori Mumajesi, por Marigona ende nuk ka vendosur se me kë do të bashkëpunojë. Përvec talentit që shfaq në muzikë, shqiptarja e famshme në Gjermani e grupit “Monrose”, është e bukur dhe shumë seksi. Këtë gjë e vërtetojnë edhe imazhet e Marigonës në pishinë, ndërsa ka vendosur të bëjë pak pushim pas verës së stërngarkuar.

© Panorama.al

Te lidhura