Mbretëresha e Danimarkës, Margarethe, celebron sot 40 vitet drejtimit të mbretërisë së saj, kohë kjo që përkon me 60 vitet e mbretërisë së mbretëreshës së Britanisë, Elizabetës. “Është një rastësi e çuditshme ky jubile i dyfishtë”-pohon mbretëresha. “Dua t’i bëj urimet e mia më të sinqerta mbretëreshës Elizabet për punën e saj të mrekullueshme në shërbim të vendit të saj. Është një njeri, aktivitetin e së cilës e kam ndjekur gjithmonë me admirim të madh dhe kam pasur fatin që ta njohë
nga afër. Rëndësia që ajo ka për mua, u bë e qartë në emërimin tim: kam dëgjuar që prej atij çasti duhet t’i kushtoja jetën vendit tim pikërisht siç kishte bërë ajo”.
Sovrania që sot është 71 vjeçe, kujton gjithashtu se kur ndodhi kurorëzimi i saj, në 1972-shin, përballja me peshën dhe rëndësinë e misionit të saj, në fillim pati kohë shumë të vështira. “Pritshmëritë e popullit tim më shkaktonin njëfarë ankthi, po përmes tim eti arrita të kuptoj se çfarë kërkonte detyra, me ndërgjegje të plotë që isha krejt e ndryshme nga ai”.











