Maradona me gurë në veshka, operohet urgjent

Jan 16, 2012 | 13:30

Nuk pati as kohë të festonte fitoren e Al Vaslit në kampionat, sepse trajneri i skuadrës, Diego Armando Maradona, është dërguar urgjent në spital për t’iu nënshtruar një operacioni në veshka. Legjenda argjentinase ka hequr gurët në veshka pak orë pasi mundi në transfertë 1-2 Al Alhin e Fabio Kanavaros. Skuadra e Diegos nuk fitonte prej 25 nëntorit. E bija e tij, Dalma, dha lajmin e mirë nga “Twitter”-i pas ndërhyrjes kirurgjikale: “Operacioni i babait tim përfundoi me sukses. Ju falënderoj të gjithëve që jeni interesuar për shëndetin e tij. Ai pritet të dalë nga spitali brenda së martës”.

© Panorama.al

Te lidhura