Maqedoni, shqiptarët bojkotojnë festën e pavarësisë

Sep 9, 2011 | 11:13

Partitë shqiptare në Maqedoni njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në manifestimin për shënimin e pavarësisë së Maqedonisë dhe kjo, jo për faktin se janë kundër festimeve, por sepse kundërshtojnë manifestime që simbolizojnë nënshtrim, diskriminim dhe margjinalizim të shqiptarëve në Maqedoni. Edhe parti të tjera shqiptare mbështetën këtë nismë dhe nuk morën pjesën në festime, në të cilat ndihej dukshëm se nuk kishin fare tipare shumetnike, ashtu siç premtoi një ditë më parë kryeparlamentari i Shkupit, Trajko Veljanovski. Maqedonia feston 20-vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia.

© Panorama.al

Te lidhura