Maqedoni, policia ndalon kreun e AK së Shkupit

Nov 28, 2011 | 14:33

TETOVË-  Kreu i AK dega Shkup së bashku me disa aktivistë të tjerë është ndaluar nga policia maqedonase.

Ndalimi është bërë gjatë mesditës, kur Valon Kurtishi dhe aktivistë të aleancës ishin angazhuar në manifestimet për 99-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Tetovë.

Sipas AK, incidenti ndodhi gjatë dekorimit me flamuj të qytetit të Tetovës, për festën e 28 nëntorit.

Aleanca Kuq e Zi i ka cilësuar veprimet e policisë maqedonase si tendencioze, për të ndalur festimet e shqiptarëve.

© Panorama.al

Te lidhura