Maqedoni, Imami në takim zyrtar, mungon flamuri

Jan 21, 2012 | 16:13

Një video e publikuar nga portali lajmeshqip.com shihet se gjatë takimit zyrtarë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Arben Imami  ka munguar flamuri shqiptar përkrah atij të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian që ishin në këndin kur dhe u bë fotografia zyrtare e takimit. Në bazë të protokollit flamuri shqiptar nuk duhet të mungonte dhe duhet të ishte i pranishëm gjatë bisedimeve të dy delegacioneve. Biseda më pas ka vijuar në tavolinë, ku edhe aty nuk u vu re prania e flamurit shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura