Finalja e Ligës së Kampioneve që do të luhet mes Barcelonës dhe Mançesterit përmban të dhëna të rëndësishme. Në fushë do të hidhen 670 milionë euro, ndërsa Barcelona, duket se ka një avantazh në raport me “djajtë e kuq” për sa i takon vlerës financiare të ekipit. Studimi i kryer nga “Frontier Economics” tregon se Barcelona shkon 454 milionë euro, ndërsa Mançester arrin në 216.5 milionë euro. Llogaritjet janë bërë duke marrë parasysh vlerën e lojtarëve në nisje të sezonit. Lionel Mesi llogaritet si më i vlefshmi, me 140 milionë euro.











