Makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi i mjetit shoqërohet në polici

Feb 9, 2026 | 11:12

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të hëne në rrugë “Durrës- Rrogozhinë”

ambulanceee
Foto Ilustruese

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. I., është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak/

Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.

 

© Panorama.al

Te lidhura