Makina përplas motorin, një vdes, një plagoset

May 3, 2011 | 9:18

TIRANE- Nje person ka humbur jeten, kur motori me te cilin udhetonte eshte perplasur nga nje automjet.

Aksidenti ka ndodhur gjate mbremjes ne Sauk në afërsi të shkollës së Policisë në Tiranë.

Policia nuk ka bere me dije identitetin e viktimes dhe te personit qe ka mbetur i plagosur, por ka sqaruar se shkak per ngjarjen dyshohet te jete bere nje parakalim i gabuar i automjetit.

Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka bere shoqerimin ne komisariat te drejtuesit te mjetit.

Nderkohe, personi i plagosur eshte derguar me urgjence ne spital per te marre ndihmen mjeksore dhe sipas stafit mjeksor ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

© Panorama.al

Te lidhura