Makina del nga rruga, 1 vdes, 3 plagosen

Nov 17, 2011 | 12:24

LIBRAZHD- Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Rrajcë-Skëndërbe.

Të aksidentuarit, pjesëtarë të së njëjtës familje udhëtonin me një automjet tip Nissan, i cili doli jashtë rruge. Për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i mjetit, 37-vjeçari, Festim Bogdani.

Ndërkohë që të plagosur mbetën shtetasit Avni, Mejdak dhe Besim Bogdani përkatësisht 51, 36 dhe 25 vjeç. Ata u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që për momentin dyshet të ketë qenë një humbje kontrolli nga ana e drejtuesit.

© Panorama.al

Te lidhura