Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 plagosen

Jan 21, 2012 | 17:21
Foto Ilustruese

LEZHE- Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti, të ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër- Lezhë.

Mësohet se automjeti tip Benz me targa AA 710 AF për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Kryebusha.

Viktima është identifikuar si, Astrit Hyka, 40 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë, në gjendje kritike për jetën, dy bashkëudhëtarët e tjerë, Ilir Vajushi dhe Lulzim Alia.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku pritet të zbardhë plotësisht shkaqet e aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura