Madona i kthehet moshës së vet në veshje

May 15, 2011 | 11:59

Të mësuar ta shihnin me veshjet e saj ekstravagante, si të ishte sa gjysma e moshës që ka, paparacët nuk e kanë njohur fare popstaren, Madona, ndërsa kishte dalë dyqaneve të New-Yorkut për të bërë shoping. E veshur me një fustan lejla me lule të vogla dhe një triko të lidhur mbi të, por në të njëjtën ngjyrë, me një palë syze të mëdha të zeza, çantë të madhe të zezë dhe flokë të mbledhur mbrapa, Madona dukej vërtetë shumë shik. Duke se këngëtarja 52-vjeçare i është kthyer moshës së saj të vërtetë, duke hequr dorë nga minifundet, pantallonat për adoleshentë me shtrat të ulët, apo çizmet mbi gju. E në fakt nuk duket keq…

© Panorama.al

Te lidhura