Lushnje, grabitet me armë e maska një kazino

May 30, 2011 | 9:15

LUSHNJE-Dy persona me arme e te maskuar kane grabitur nje kazino ne qytetin e Lushnjes.

Ngjarja, sipas te dhenave te para te policise ka ndodhur gjate oreve te nates, ku dy persona, ende te paidentifikuar kanë hyrë në një kazino në qendër të qytetit dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shume  parash.

Te demtuarit kane raportuar ne polici se grabitesit kane mundur te marrin  200 mijë lekë e pas kesaj, punonjesit e kazinose thane se ata jane larguar me shpejtesi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura