Lumi Bistricë përmbyt banesa e magazina, bagëtitë në rrezik! Delet evakuohen me gomone, pamjet nga momenti i shpëtimit të tyre

Nov 21, 2025 | 13:46

Pamje dramatike vijnë nga fshati Metoq në bashkinë Sarandë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa.

Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha. Sikurse duket nga pamjet e kapura disa banesa janë përmbytur, ndërsa në rrezik janë bagëtitë.

Ndërkohë forcat e ushtrisë po përpiqen t’i shpëtojnë duke evakuar delet me gomone.

© Panorama.al

Te lidhura