Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e drejtësisë ndaj funksionarëve socialistë, duke u shprehur se deri më tani dy ministra janë dënuar.
Kreu i qeverisë deklaroi se një nga ministrat i përket PS-së, Saimir Tahiri, ndërsa tjetri ironizoi Rama është “i aleatit strategjik ndjesë pastë”, referuar ish-ministrit të LSI-së Lefter Koka.
Kryeministri ironizoi edhe opozitën teksa bëri llogaritjen e ministrave të rënë në burg, duke u shprehur se “Luli iku por aritmetikën e la mbrapa”.
Edi Rama: Luli iku por aritmetikën e la mbrapa, sinqerisht iku Luli ngeli aritmetika. Ne kemi pasur rreth 60 ministra, 2 ministra të dënuar deri tani të mandatit të parë, njëri i PS-së tjetri i aleati strategjik ndjesë pastë, partia aleate, një tjetër në paraburgim akoma, nuk po bëj komente, dhe një i arratisur nga Shqipëria për ti ikur drejtësisë.
Ka edhe kryebashkiakë e deputetë, por çfarë do të thotë kjo, që ne i kemi dhënë drejtësisë pavarësi i jemi disponuar për të ndërtuar këtë shtet me pushtete të ndara
© Panorama.al











